Breaking News

85 % e amerikanëve nuk e aprovojnë punën e Kongresit

Një sondazh i ri tregon se shumica e amerikanëve, pavarësisht nga përkatësia partiake, nuk e aprovojnë Kongresin amerikan.

Sondazhi i ri, i publikuar të hënën nga Qendra Associated Press-NORC, zbuloi se një total prej 85 përqind e amerikanëve besojnë se puna e Kongresit është nën nivelin mesatar. Gjithashtu numri i demokratëve që kanë një pikëpamje të pafavorshme për punën e Kongresit, 89 për qind, është vetëm 7 për qind më i lartë se ai i republikanëve, që është 82 për qind. ” Ligjvënësit duhet t’i kushtojnë vëmendje shumicës së amerikanëve, por shumica e amerikanëve besojnë se ligjvënësit në të vërtetë i kushtojnë vëmendje donatorëve dhe elitave. “, tha Trevor Tompson, drejtor i AP-NORC. Sipas sondazhit, pjesa e popullsisë që përkrahet më së shumti nga ligjvënësit amerikanë janë lobistët që “dhanë para për fushatën e fundit zgjedhore “.

Advertisements