Breaking News

Shkarkohen shumë ushtarakë në Arabinë Saudite

Me urdhër të Selman bin Abdul’aziz mbret i Arabisë Saudite, në këtë vend janë shkarkuar nga detyra shumë ushtarakë.

Mbreti i Arabisë Saudite në kuadër të ndryshmeve të gjera në strukturat shtetërore të vendit ka shkarkuar Abdul’Rahman bin Saleh al-Bunian  kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosur, gjeneral Muhamed bin Avadh Sahin komandant i forcave ajrore, Fahid bin Turki bin Abdul’aziz komandant i forcave tokësore të Arabisë Saudite dhe shumë funksionarë të lartë ushtarakë të vendit. Më herët mbreti i Arabisë Saudite me një urdhër të tij drejtimin e planit për zgjerimin e ministrisë së mbrojtjes ia ka dorëzuar princit Muhamed bin Selman. Muajt e fundit sipas shumë analistëve, Arabia Saudite ka ndërmarrë një fushatë të gjerë kundër pushtetarëve në vend e cila quhet ndryshe si grushti i butë i shtetit. Në vitin 2017 mbreti Selman me një urdhër të tij zëvendësoi princin e kurorës të atëhershëm që ish Muhamed Bin Najev me djalin e tij Muhamed Bin Selman.

Advertisements