Breaking News

Rusia vendos veto-n kundër rezolutës anti-iraniane

Rezoluta anti-iraniane e propozuar nga Britania për rinovimin e afatit të embargos së armëve kundër Jemenit është rrëzuar me veton e përdorur nga Rusia.

KS i OKB në takimin e fundit të tij ka analizuar 2 projekt-rezoluta të propozuara kundër Jemenit. Një prej këtyre projekt-rezolutave të propozuar nga Britania kishte për qëllim që të ushtronte presion mbi iranian me pretendimet për gjoja dërgimin e armëve në Jemen, e cila është rrëzuar me veton e përdorur nga Rusia. Projekt-rezoluta e dytë është propozuar nga Rusia për rinovimin e embargos kundër Jemenit deri në shkurt të vitit 2019 dhe është miratuar me votën e 15 anëtarëve të KS të OKB. Britania projekt-rezolutën e saj anti-iraniane e ka hartuar me ndihmën e Amerikës dhe Francës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit. Kasemi tha se një rezolutë britanike kundër Iranit mbi luftën e Jemenit, e cila u rrëzua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të hënën, do të ndihmonte “pushtuesit dhe agresorët të përkeqësojnë edhe më shumë krizën në Jemen”. “Ne nuk dërgojmë armë në Jemen, të tilla lojëra të fajësimit po zhvillohen nga ata që po nxitin flakët e luftës dhe gjakderdhjes në Jemen”, tha ai. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha më tej, se “ajo që po ndodh në Jemen është rezultat i eksporteve të armëve nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite”.

Advertisements