Breaking News

Riadi kërkon ekstradimin e 400 terroristëve, Bagdadi kundërshton

Iraku ka hedhur poshtë një kërkesë nga Riad për të dorëzuar më shumë se 400 shtetas sauditë, të cilët janë burgosur nën akuza për terrorizëm.

Sipas gazetës Al-Araby Al-Jadeed me qendër në Londër, sauditët u kapën me bashkë me qindra arabë dhe evropianë të tjerë në luftën kundër ISIS dhe al-Kaidës. Iraku thotë se të gjithë të burgosurit e huaj bien nën juridiksionin e sistemit ligjor të vendit. Deri më tani këtë vit, Iraku  ka dënuar me vdekje një grua gjermane dhe një turke lidhur me bashkëpunimin e tyre me ISIS-in. Po sot, një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje 15 gra turke, pasi i ka cilësuar fajtore për anëtarësimin e tyre në grupin terrorist ISIS. Gjykata penale e Irakut ka dënuar edhe një tjetër grua turke me burgim të përjetshëm për shkak se i është bashkuar grupit.  Riadi e bëri kërkesën për ekstradim pasi premtoi 1.5 miliardë dollarë gjatë një konference të donatorëve të mbajtur në Kuvajt për rindërtimin e Irakut. ISIS ndjek ideologjinë radikale të vehabizmit, që dominon në Arabinë Saudite. Kjo ideologji ekstreme i sheh njerëzit e besimeve dhe besimeve të tjera si “jobesimtarë” dhe të dënueshëm me vdekje. Zyrtarët irakianë kanë njoftuar se Iraku po mbante 500 gra dhe 1,000 fëmijë të terroristëve të ISIS.

Advertisements