Breaking News

Ministri saudit: Katari do humbasë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022

Ministri i sporteve i Arabisë Saudite ka deklaruar se Katarit mund t’i hiqet e drejta për të organizuar Kampionatin Botëror 2022.

Turki Al Sheikh propozoi që Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të organizojnë ngjarjen. “Do të më pëlqente shumë të shihja Kupën e Botës në qoftë se do të zhvillohej në Angli apo SHBA,” tha ai. “Nëse shpallet fajtore për ndonjë shkelje etike, qeveria e Katarit duhet të pranojë pasojat e veprimeve të saj,” shtoi ai, duke iu referuar një njoftimi nga FIFA, i cili pritet të publikohet në shtator, për akuzat se Doha ka kryer  korrupsion ndërsa po konkurronte për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022. Ndërkohë, revista gjermane Focus, citoi burime pranë Turki Al Sheikh të thonë se tashmë është vendosur që Katari të humbiste të drejtën e organizimit të evenimentit më të madh të futbollit botëror. Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj  kanë vendosur një bllokadë të vazhdueshme kundër Katarit.

Advertisements