Breaking News

Ministri i mbrojtjes së RII: Nuk ka asnjë problem sigurie në brigjet e Mekranit

Ministri i mbrojtjes së RII ka thënë: Me përpjekjet e forcave detare të ushtrisë së RII, Ministrisë së mbrojtjes dhe forcave tjera, nuk ekziston as problemi më i vogël i sigurisë në brigjet e Mekranit.

Amir Hatami të dielën në margjinat e Konferencës së dytë ndërkombëtare me titull “Prezantimi i mundësive të investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm” në brigjet e Mekranit, në një konferencë me gazetarë, ka thënë: Megjithë sigurinë aktuale, investitorët iranianë dhe të huaj mund të investojnë lehtësisht në bregdetin e Mekranit. 350 kompani nga 37 vende janë të pranishme në konferencën e dytë ndërkombëtare mbi mundësitë e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm në brigjet e Mekranit, që do të vazhdojë deri nesër (e hënë). Ministri i mbrojtjes i Iranit, vuri në dukje kapacitetet e bollshme në bregun e Mekranit, duke shtuar se bregdeti i Mekranit është një thesar i kapaciteteve të ndryshme dhe infrastruktura e tij është në ndërtim e sipër dhe ne do të shohim një të ardhme të ndritur të këtij rajoni.

Advertisements