Breaking News

Qeveria e Mianmarit vazhdon shkatërrimin e fshatrave të myslimanëve

Me gjithë paralajmërimet ndërkombëtare, qeveria e Mianmarit ka vazhduar shkatërrimin e fshatrave të myslimanëve Rohingya në provincën Rakhin.

Prej 25 gushtit forcat e sigurisë në Mianmar në mënyrë të egër kanë dëbuar mbi gjysmë milion myslimanë nga provinca Rakhin, pasi kanë djegur shtëpitë e banimit, fshatrat dhe tokat bujqësore të myslimanëve dhe kanë parandaluar kthimin e tyre. Ushtria dhe budistët ekstremistë në Mianmar po vazhdojnë vrasjen e myslimanëve Rohingya në këtë vend dhe procesi i shpërnguljes së myslimanëve në drejtim të Bangladeshit po vazhdon akoma duke rritur kështu numrin e personave të shpërngulur me dhunë. Ndërkohë organizatat lokale në Bangladesh kanë njoftuar për përhapjen e llojeve të sëmundjeve të ndryshme sidomos kequshqyerjes në mesin e të shpërngulurve Rohingya. Autoritetet e Bangladeshit kanë deklaruar se për të strehuar mbi 900 mijë të shpërngulur Rohingya, do të ndërtojnë një prej qendrave më të mëdha të kampeve.

Advertisements