Breaking News

Putin vlerëson ushtarakët e vendosur në Siri

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vlerësuar dhe nderuar ushtarët që kryejnë shërbimin e tyre në Siri.

Vladimir Putin në ceremoninë e festës “ Mbrojtësit e Vendit” edhe një herë ka falënderuar ato forca ushtarake që luftojnë në Siri. Këta ushtarë ruajnë gatishmërinë në formën më të mirë dhe ata do të luftojnë pa asnjë frikë deri në fund, ka thënë presidenti Putin. Ndër të tjera presidenti i Rusisë deklaroi se vitet e fundit kanë treguar se Rusia ka një gatishmëri të lartë ushtarake, cilësi armatimesh dhe rezervash luftarake dhe për këtë ajo zë një pozitë të zhvilluar në mesin e vendeve të tjera të botës. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.

Advertisements