Breaking News

Amnesty International kërkon që Franca të ndërpresë dërgimin e armatimeve për Emiratet dhe Arabinë Saudite.

Për përshkallëzimit të lutës së Arabisë Saudite dhe Emirateve në Jemen, shumë zyrtare të organizatës Amnesty International kanë kërkuar nga Franca të ndërpresë dërgimin e armatimeve për këto dy vende.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e mbi 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit. Nina Walsh, përgjegjëse për departamentin e armatimeve në organizatën Amnesty International ka thënë: Në mesin e vendeve të cilëve Franca u dërgon armatime, Arabia Saudite zë vendin e dytë ndërsa Emiratet vendin e gjashtë, ndërkohë që ndërprerja e dërgimit të armatimeve për këto vende është e nevojshme.

Advertisements