Breaking News

Vritet zëvendësi i Abu Bakr al-Bagdadit

Burimet irakiane njoftuan për vrasjen e zëvendësit të Abu Bakr al-Bagdadit, kreut të grupit terrorist ISIS, gjatë një sulmi ajror në Sirinë lindore.

Abu Abdurahman Al-Tamimi Al-Itabi Al-Xhazravi, zëvendësi i Abu Bakr al-Bagdadit, u vra të enjten në një sulm ajror në rajonin al-Haxhin të Sirisë lindore, sipas agjencisë së lajmeve al-Mejadin. Burimet irakiane njoftuan gjithashtu arrestimin e Ismail Alvan Al-Jazavi një nga krerët e lartë të ISIS. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Irakut njoftoi se Bagdadi i ka dorëzuar Rusisë 27 fëmijë dhe 4 gra të dyshuara për bashkëpunim me ISIS. Ata u mashtruan për t’u bashkuar me ISIS dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, u dorëzuan në Rusi. Mediat ruse njoftuan më parë se autoritetet ruse arritën të kthehin në vend disa nga fëmijët që ranë viktimë e vendimit të prindërve të tyre për t’u bashkuar me grupet terroriste, duke përfshirë ISIS në Irak dhe Siri.

Advertisements