Breaking News

Palestinezët e presin delegacionin amerikan me këpucë dhe vezë

Palestinezët kanë pritur një delegacion amerikan që ka vizituar territoret e pushtuara me këpucë dhe vezë.

Me dhjetëra palestinezë në Ramallah qendër e rajonit BPLJ kanë lëshuar vezë dhe këpucë në drejtim të delegacionit amerikan. Me dhjetëra aktivistë palestinezë kanë kundërshtuar pritjen që qendra hulumtuese politike dhe e krishterë palestineze në Ramallah i ka bërë delegacioni amerikan. Me anë të kësaj proteste palestinezët kanë deklaruar se janë kundër vendimit të Donald Trump presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Proteustesit palestinezët gjithashtu kanë hedhur slogane si Kodsi kryeqytet i Palestinës dhe Amerika duhet të largohet. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Advertisements