Breaking News

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten seancën për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten seancën e jashtëzakonshme, ku në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deri te shtyrja e seancës erdhi pasi që nuk u sigurua numri prej 80 votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. Andaj, liderët politikë dhe deputetët fituan edhe një ditë shtesë për negociata mes vete.Pas një pritjeje prej më gjatë se 2 orë e gjysmë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli doli në foltoren e Kuvendit dhe ftoi deputetët të shpërndahen. Ai tha se seanca pritet të fillojë të premten, nga ora 10:00.Pas shtyrjes së seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha para medieve se Kuvendi duhet të marrë vendim, të ratifikojë demarkacionin, për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm, pa viza, brenda këtij viti.Ai tha se ka zhvilluar një takim të suksesshëm me partitë politike, ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ku sipas tij, kishte frymë pozitive që dert ë mërkurën, të përmbyllet ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. “E gjithë përpjekja ime është arritja e një konsensusi nacional. Të jemi unik në seancë dhe të mos i maltretojmë më qytetarët”, tha Veseli. “Nuk ka patriotizëm më të madh sot në Kosovë sesa hapja e perspektivës euro-atlantike dhe liberalizmi i vizave për qytetarët”, theksoi Veseli. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, nevojiten 80 vota të deputetëve apo dy të tretat e numrit të tërësishëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

Advertisements