Breaking News

ANEA edhe një herë konfirmon zbatimin e angazhimeve të Iranit

ANEA me anë të një raporti edhe një herë ka konfirmuar faktin se aktivitet bërthamore të Iranit  janë në përputhje të plotë me programin e përbashkët të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA dje ka konfirmuar edhe një herë zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë  se Irani ka informuar agjencinë për vendimin e tij për ndërtimin e mjeteve lundruese me karburant bërthamor. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Irani ka zbatuar kushtet e vendosura për ujin e rëndë dhe uraniumin e pasuruar. Reza Naxhafi ambasador i përhershëm i Iranit në ANEA lidhur me raportin e ri të kësaj agjencie ka thënë se raporti i nëntë i ANEA edhe një herë vërteton se veprimet dhe aktivitetet bërthamore të Iranit janë në përputhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 e cila ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 dhe respektohet nga të gjithë nënshkruesit përveç qeverisë amerikane.

Advertisements