Breaking News

Shenja të fitores diplomatike të Katarit kundrejt Arabisë Saudite

Kur kanë kaluar 8 muaj nga nisja e tensioneve mes Katarit dhe grupit 3+1 të vendeve arabe të kryesuar nga Arabia Saudite, janë shfaqur shenja të reja të fitores diplomatike të Dohas kundrejt këtyre vendeve.

Tensionet mes Katarit dhe 4 vendeve arabe ka nisur më 5 qershor të vitit 2017. 4 vende anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, përkatësisht Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë lidhjet e tyre diplomatike me Katarin, si dhe kanë ndërprerë lidhjet tokësore ajrore dhe detare të tyre më Dohan. 3 vende anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik duke ndjekur Arabinë Saudite, për të ushtruar presion mbi Dohan mbajtën politika të njëjta me Riadit duke i kërkuar këtij vendi të ulë nivelin e marrëdhënieve me Iranin, të ndërpresë mbështetjen për Hamasin, të mbyllë kanalin televiziv Al Xhazira, ndërsa Egjipti ka kërkuar që Doha të ndërpresë çdo mbështetje për lëvizjen Vëllazëria Myslimane. Ministri i punëve të jashtme të Katarit theksoi se kërkesat e Arabisë Saudite dhe aleateve të saj nga Katari, duhet të jenë reale dhe të zbatueshme, ndërsa deklaroi se akuzat e Riadit kundër Dohas janë të pabaza. Muhamed bin Abdurrahman al-Thani deklaroi se akuzat e Arabisë Saudite dhe aleateve të saj kundër Katarit, janë vetëm pretendime të pabaza dhe të pavërteta, prandaj si të tilla ato nuk mund të quhen kërkesa. Ministri i punëve të jashtme të Katarit shtoi: “Doha dhe Uashingtoni pajtohen në këtë çështje se kërkesat e Arabisë Saudite dhe të aleateve të saj ndaj Katarit duhet të jenë racionale”. Këto deklarata të Muhamed bin Abdul’Rahman al-Thani janë bërë në kohën kur Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ka thënë: “Nuk do të ketë kurrfarë negociatash me autoritetet e Dohas në lidhje me listën e kërkesave të paraqitura nga Arabia Saudite dhe aleatet e saj si kushte për normalizimin e marrëdhënieve me Katarin”. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti kanë paraqitur një listë me 13 kërkesa si kushte për Katarin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Dohan. Kushtet më të rëndësishme në këtë listë janë ndërprerja e marrëdhënieve të Katarit me Iranit dhe Hezbullahun e Libanit, mbyllja e plotë e kanalit televiziv Al Xhazira dhe mbyllja e bazës ushtarake të Turqisë në territorin e Katarit. Riadi dhe aleatet e tij i kanë dhënë afat dhjetë ditë Dohas që të plotësojë këto 13 kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Në vitin 2016 Riadi ndërpreu marrëdhëniet e tij diplomatike me Teheranin dhe në atë kohë detyroi disa vende të vogla si Xhibuti që të ndërmarrin të njëjtin veprim. E njëjta metodë u përdor edhe ndaj qeverisë së Dohas dhe disa vende të vogla si Cadi që janë të varur nga ndihmat financiare të Arabisë Saudite, ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Dohan për të ushtruar presion mbi qeverinë e Katarit. Mirëpo dje Sharif Muhamed Zein ministër i jashtëm i Çadit dhe Muhamed Bin Abdul’Rahman al-Thani kryeministër dhe ministër i jashtëm i Katarit kanë nënshkruar një memorandum për rinisjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave të tyre. Gjithashtu dje Omar Bashir president i Sudanit në një letër drejtuar Sheik Tamim Bin Hamd al-Thani emir i Katarit ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve mes Dohas dhe Khartumit. Duke reaguar ndaj kësaj letre, Arabia Saudite haptazi është shprehur e shqetësuar për përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Sudanit me Katarin dhe mos marrjen parasysh të tensioneve që ajo ka me Katarin, nga ana e Sudanit. Ndërkohë agjencia Rai Today bën të ditur se mbreti Selman i Arabisë Saudite është i pakënaqur nga veprimtaria e djalit të tij Muhamedit, për shkak të ftohjes së marrëdhënieve me vendet arabe.

Advertisements