Breaking News

Lavrov kritikon shfrytëzimin e krizës siriane nga disa vende për interesa politike

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kritikuar shfrytëzimin e krizës siriane nga disa vende për interesa të tyre politike.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën në konferencën e përbashkët me Khaxhe Muhamed Asif, ministrin e jashtëm të Pakistanit në Moskë, deklaroi se disa vende dëshirojnë të shfrytëzojnë krizën siriane për të çuar përpara interesat e veta politike. Ministri i jashtëm i Rusisë gjithashtu i vlerësoi të dobishme bisedimet e tij me homologun e tij pakistanez dhe deklaroi se të dy palët janë të gatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve në nivel bilateral dhe ndërkombëtar. Sipas Lavrov, anëtarësimi i Pakistanit në Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait si anëtar i plotë në qershor të vitit 2017, krijon mundësi dhe raste të reja për bashkëpunim më të madh mes Moskës dhe Islamabadit.

Advertisements