Breaking News

BE do të përgjigjet ndaj kërcënimeve tregtare të Trump

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të marrë “masa të përshtatshme” për të mbrojtur interesat e tij nëse SHBA-të vendosin kufizime të ashpra tregtare.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas tha të martën gjatë një informimi ditor në Bruksel se blloku 28-vendesh do të ishte “thellësisht i shqetësuar” nga sanksionet amerikane që do goditnin bizneset e BE. “Ne do të marrim masat e duhura për të mbrojtur industrinë e BE-së dhe jemi të gatshëm të reagojmë me shpejtësi dhe në mënyrë të përshtatshme në rast se eksportet tona preken nga ndonjë masë tregtare kufizuese nga Shtetet e Bashkuara,” tha Schinas.”Ne nuk jemi në një luftë tregtare”, shtoi ai. Në fund të janarit, Trump shprehu shqetësimin e tij ndaj politikës tregtare të BE-së, duke thënë se kjo “mund të përkufizohet në diçka shumë të madhe”. Në një intervistë me rrjetin ITV të Britanisë gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trump i përshkroi politikat tregtare të BE ndaj SHBA si “shumë, shumë të padrejta”. Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung njoftoi të martën se BE kishte hartuar tashmë masa specifike hakmarrëse për të kundërshtuar masat e Donald Trump.

Advertisements