Breaking News

Izrael: Vendimi për pezullimin e lejes së qëndrimit për palestinezët dhe sirianët

Komiteti ministror i parlamentit të regjimit sionist ka nxjerrë një projekt-ligj i cili ndalon lejen e qëndrimit për palestinezët dhe sirianët që jetojnë në Kods dhe në lartësitë Golan.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, ky projekt-ligj do të zbatohet në rast se vërtetohet se palestinezët kanë marrë pjesë në aktet terroriste. Në rast se miratohet ligji për heqjen e lejes së qëndrimit për palestinezët dhe sirianët ekziston mundësia e nisjes së një fushate spastrimi kundër palestinezëve. Ndërkohë ministria e brendshme e regjimit sionist ka mbështetur këtë propozim të komitetit ministror të parlamentit i cili është përgjegjës për hartimin dhe propozimin e ligjeve. Më herët ky ligj është propozuar nga Ohana Likud një prej pjesëtarëve të parlamentit të regjimit sionist. ligji pason një verdikt të mëhershëm të gjykatës së regjimit sionist e cila ka anuluar lejen e qëndrimit për 4 palestinezë me banim në Kodsin Lindor. Ligji prek të gjithë personat me qëndrim të përhershëm dhe emigracioni në territoret e pushtuara palestineze dhe në qytetin Kods. Në rast se personi që i hiqet leja e qëndrimi nuk merr dot leje qëndrimi në një vend tjetër, ministria e brendshme e regjimit sionist duhet të gjejë alternativë për deportiin e tij.

Advertisements