Breaking News

Boris Jhonson i bashkohet Amerikës dhe Arabisë Saudite në akuzat kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, me deklarata të pabaza ka pretenduar se ekzistojnë fakte se Irani ka dërguar raketa dhe pajisje ushtarake në Jemen.

Boris Jhonson ditën e hënë ka thënë: “ Hetimet e fundit të ekspertëve të OKB mbi Jemenin tregojnë se raketat dhe pajisjet ushtarake prodhim iranian janë dërguar në Jemen edhe pas sanksioneve të fundit për ndalimin e dërgimit të armëve në Jemen. Britania së bashku me Amerikën, Francën dhe Arabinë Saudite kohët e fundit kanë bërë përpjekje të shumta për të akuzuar Iranin se ka dërguar armë në Jemen. Ditën e shtunë agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se Britania, Amerika dhe Franca me hartimin e një projekt-rezolute po mundohen të ndëshkojnë Iranin për atë që e quajnë se Irani i ka dërguar armatime lëvizjes Ansarullah në Jemen. Mirëpo autoritetet e Jemenit kanë deklaruar se kapaciteti mbrojtës i vendit mbështet plotësisht në potencialet vendase dhe kanë thënë se ky kapacitet shtohet nga dita në ditë me gjithë rrethimin dhe bllokadën totale të vendosur nga agresori saudit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13  mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.

Advertisements