Breaking News

Predidenti i Bullgarisë pritet ta vizitojë Maqedoninë

Predidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nesër do të vijë në një vizitë zyrtare në Maqedoni nën shoqërimin e dy mitropolitëve të Kishës Ortodokse Bullgare, Nikollaj dhe Kiprija, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mitropoliti Kiprija nga Starozagori është kryetar në komisionin sinodial për të negociuar me Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM), ndërsa mitropoliti Nikollaj i Plodivit është anëtar në të njëjtin komision.

Mbledhja me kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, është planifikuar për nesër.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtarë për takime pune në mes komisioneve të të dyja kishave, por është e sigurtë se priftërinjtë bullgarë do të takohen me ata maqedonas.

Advertisements