Breaking News

Irani do të japë të gjithë kontributin e tij për rindërtimin e Irakut

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Irani ashtu si kontribuoi duke i qëndruar afër qeverisë dhe popullit irakian në luftën kundër terrorizmit, edhe në rindërtimin e Irakut do të japë të gjithë kontributin e vet.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut, takim që u mbajt në Kuvajt, u takua me Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut. Në këtë takim shefi i diplomacisë iraniane deklaroi se Iraku është një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Iranit. Ministri Zarif përmendi interesimin e popullit, instituteve ekonomike dhe biznesit iranian për të shtrirë aktivitetin e tyre në Irak dhe shpresoi se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve do të zgjerohen akoma më shumë. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në këtë takim falënderoi Republikën Islamike të Iranit për rolin e saj në luftën kundër ISIS dhe në rindërtimin e Irakut pas largimit të terroristëve. Kryeministri irakian gjithashtu e cilësoi tepër të rëndësishme aktivitetin e kompanive iraniane në procesin e rindërtimit dhe në zbatimin e projekteve urbanistike dhe infrastrukturore në Irak. Në konferencën ndërkombëtare të rindërtimit të Irakut që nisi punimet nga 12 shkurti në Kuvajt, morën pjesë përfaqësues politikë nga 50 vende të botës si dhe shumë aktivistë biznesi, tregtarë dhe përfaqësues të bankave.

Advertisements