Breaking News

Amerika dhe Rusia akuzojnë njëri-tjetrin për bllokadën e krijuar në Siri

Amerika dhe Rusia në takimin e fundit të KS të OKB kanë akuzuar njëri-tjetrin për bllokadën e krijuar përgjatë 7 viteve të luftës në Siri.

Nicky Halley ambasadore e Amerikës në OKB ka akuzuar Rusinë se Moska nuk ka ushtruar mjaft presione ndaj Damaskut që të ndërpriten sulmet me armëve kimike sidomos ndaj civilëve. Ambasadorja amerikane ka pretenduar se nëse konfliktet dhe përleshjet  vazhdojnë, paqja nuk mund të arrihet, diplomatja amerikane tha se Bashar Asad nuk është i interesuar për arritjen e paqes dhe Rusia për ta bindur atë duhet të ndryshojë sjelljen e saj. Ndërsa Vasili Nebenzia, përfaqësues i Rusisë në OKB ka thënë: Sjelljet e disa faktorëve rajonalë dhe ndërkombëtare si Amerika kundrejt sovranitetit kombëtar të Sirisë, janë tepër shqetësuese. Amerika duhet të ushtrojë presion mbi kundërshtarët të cilët ajo i mbështet me qëllim që ata t’i japin fund konfliktit në Siri. Ndërsa Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kërkuar të respektohet sovraniteti kombëtar dhe tërësia territoriale e Sirisë.

Advertisements