Breaking News

Bisedë telefonike e Trump dhe Putin mbi çështjen palestineze

Vladimir Putin president i Rusisë dhe Donald Trump president i Amerikës kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Agjencia Reuters në njoftimin e saj nuk ka bërë të ditur përmbajtjen e diskutimit të të dy presidentëve lidhur me Palestinën dhe zhvillimet e reja në Azinë perëndimore, mirëpo shumë analistë besojnë se në këtë bisedë telefonike presidentët Putin dhe Trump kanë diskutuar mbi planin e regjimit sionist për aneksimin e kolonive izraelite në BPLJ dhe për rrëzimin e avionit F-16 nga sistemi mbrojtës anti-ajror i Sirisë. Në të njëjtën kohë Mahmud Abas kreu i AAP në një takim që pati me Vladimir Putin deklaroi se Uashingtoni nuk mund të jetë ndërmjetësuesi i vetëm në procesin e kompromisit dhe paqes. Më herët presidenti amerikan me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.

Advertisements