Breaking News

Shkaqet e rrëzimit të avionit rus

Një avion rus u rrëzua këtë të diel vetëm 10 minuta pas ishte ngritur nga një aeroport i Moskës. Avioni u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, në jug lindje të Moskës.

Mes 71 personave që humbën jetën nga rrëzimi i avionit në Rusi. Zyrtarët rusë thanë se 65 viktimat dhe 6 anëtarët e bordit të avionit nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi. Dëshmitarët u shprehën se kishin parë rrënojat nën flakë të avionit teksa binin nga qielli në një hapësirë të mbuluar nga dëbora. Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga zona ku kanë rënë pjesë të avionit të shkatërruar që në ajër. Shkaqet e rrëzimit të tij janë ende të paqarta.

Advertisements