Breaking News

Kosova bëhet temë në Austri, përplasen rreth njohjes së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl është distancuar nga deklarata e zëvendës-kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili deklaroi sot se Kosova është pjesë e Serbisë.

Njohja e Kosovës është çështje e Serbisë, kurse presioni mbi të për ta pranuar Kosovën është mënyrë e gabuar, tha Heinz-Christian Strache, para vizitës në Beograd. Në një intervistë për mediumin Die Presse, Elisabeth Hechenleitner, zëdhënësja e kryediplomates Kneissl, deklarimet e zëvendës-kancelarit austriak, i  quajtur të pamatura.

Strache përveç tjerash, thuhet të ketë pohuar se ka kritikuar ashpër njohjen që shteti austriak i ka bërë pavarësisë së Kosovës.

Por Hechenleitner, ka përseritur  se njohja e Austrisë për Kosovën është një fakt i pakthyeshëm.

“Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Austria është një fakt i pakundërshtueshëm, dhe kjo njohje nuk mund të ndryshohet”, ka thënë ajo.

Advertisements