Breaking News

Jehona e manifestimit epik të popullit iranian në 22 Bahman në mediat botërore

Pjesëmarrja epike dhe masive e popullit iranian në tubimin e 22 Bahmanit pati një pasqyrim të madh në mediat botërore, dhe kjo ngjarje ishte në krye të lajmeve botërore.

Media libaneze Al-Nashra, që mbuloi marshimin e tridhjetë e nëntë vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi se këtë marshim në qytete të ndryshme të Iranit morën pjesë miliona iranianë të cilët shprehën besnikërinë e tyre ndaj Revolucionit Islamik. Rrjeti televiziv Al-Mejadin i Libanit pasqyroi episodet e marshimit masiv të 22 Bahmanit në pjesë të ndryshme të Iranit dhe theksoi: Provincat e ndryshme të Iranit ishin dëshmitare të marshimeve masive të shtresave të ndryshme të popullit iranian. Gazeta The Nation e Pakistanit gjithashtu publikoi një raport duke theksuar se  miliona iranianë dolën në rrugë për të festuar përvjetorin e tridhjetenëntë të Revolucionit Islamik të vitit 1979. Agjencia e lajmeve Trend e Republikës së Azerbajxhanit raportoi gjithashtu për një pjesëmarrje masive dhe gjithëpërfshirëse në marshimin e 22 Bahmanit në Iran dhe shkroi: Në përvjetorin e Revolucionit Islamik që triumfoi në vitin 1979, iranianët erdhën në rrugë në të gjithë vendin dhe hodhën slogane kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Ndërkohë, agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA, vuri në dukje praninë masive të popullit në marshimin e tridhjetë e nëntë vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik në Iran dhe shkruante se miliona iranianë mbanin banderola që bënin thirrje për unitet kombëtar kundër presioneve të huaja. Rrjeti informativ Russia Today mbuloi marshimin masiv në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik në Iran, duke njoftuar se iranianët festuan përvjetorin e revolucionit duke marshuar në qytete të ndryshme. Agjencia e lajmeve Shinhua e Kinës, njëkohësisht me mbulimin e gjerë të marshimit të 22 Bahmanit në Iran, raportoi: Qindra mijëra iranianë u mblodhën nëpër rrugë duke hedhur slogane kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Agjencia e lajmeve Sputnik, duke iu referuar një maketi të raketës balistike “Ghadr” në tubimin e popullit të Teheranit, shkroi: “Prania masive e popullit iranian në marshimin e 22 Bahmanit ishte një përgjigje e fortë ndaj komploteve amerikane dhe izraelite në rajon”. Edhe në tridhjetë e nëntë vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, populli iranian hodhi sloganet “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, njoftoi agjencia Associated Press e SHBA. Shumë media në SHBA, përfshirë Fox News, ABC News dhe CNN, gjithashtu kanë publikuar raporte mbi marshimin masiv të 22 Bahmanit për praninë e popullit iranian dhe mbi gatishmërinë e iranianëve për të mbrojtur Republikën Islamike. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit bëri thirrje për unitet kombëtar në ceremoninë që shënoi përvjetorin e fitores së revolucionit në Teheran, njoftoi AFP. Kanali televiziv francez “France 24” gjithashtu raportoi si prania e popullit në marshin e 22 Bahmanit në Teheran ishte mjaft e lartë.

Advertisements