Breaking News

Sekretari i jashtëm britanik u takua me Aung San Suu Kyi

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Xhonson u takua të dielën në Naypyidaw me homologen e tij nga Mianmari Aung San Suu Kyi, për të diskutuar mbi rastin e ndjeshëm të muslimanëve Rohingya.

“Të dyja palët diskutuan në mënyrë eksplicite dhe miqësore zhvillimet më të fundit në shtetin Rakhine, duke përfshirë kthimin e të zhvendosurve”, tha në një deklaratë të publikuar në Facebook Ministria e Jashtme të Mianmarit.  Udhëtimi i Boris Johnson në Mianmar është bërë për shkak se Kombet e Bashkuara akuzojnë ushtrinë e Mianmarit për pastrimin e grupit etnik në rajonin perëndimor të këtij vendi, ku rreth 700,000 Rohingia janë arratisur në Bangladeshi që nga gushti 2017. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar tha se operacionet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia kanë qenë tregues i gjenocidit. Yangli Lee tha në Seul se derisa të formohet gjykata e besueshme dhe të ekzaminohen provat, nuk mund të bëjë një deklaratë përfundimtare, por ka indikacione se gjenocidi po ndodh dhe se provat janë në rritje. Të shpërngulurit myslimanë Rohingia për tu kthyer në Mianmar kanë vendosur si kusht garantimin e të drejtave themelore të tyre. Sipas akordit të 25 nëntorit 2017, procesi për kthimin e myslimanëve Rohingia në vendin e tyre do të nisë në fund të janarit 2018.

Advertisements