Breaking News

Ruhani: Pjesëmarrja e madhërishme e popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit, përgjigje e fortë kundër komploteve të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se pjesëmarrja e madhërishme e miliona qytetarëve iranianë në marshin e 22 Bahmanit, është përgjigje e fortë ndaj komploteve të reja të Amerikës kundër popullit iranian dhe kundër veprimeve të sionistëve në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të dielën në rrugën e marshit të 22 Bahmanit, në mesin e qytetarëve të Teheranit dhe para gazetarëve të shumtë, e vlerësoi lartë pjesëmarrjen e madhërishme të popullit iranian në marshin e 22 Bahmanit në të gjithë Iranin Islamik dhe deklaroi: “Kjo pjesëmarrje e miliona qytetarëve iranianë është deklarim i unitetit dhe bashkimit të popullit të Iranit dhe ripërtëritje e besëlidhjes me idealet e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe me Revolucionin Islamik. Këtë vit duhet të tregojmë sukseset dhe progresin e Iranit në të gjitha sektorët duke i dhënë kështu një grusht të fortë dashakeqësve të popullit iranian”. Ndërkohë Ajetulla Sadegh Amoli Larixhani, kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit, në mesin e pjesëmarrësve në marshin e 22 Bahmanit në Teheran, deklaroi: “Pjesëmarrja e miliona qytetarëve iranianë në marshin e 22 Bahmanit, është manifestim i forcës së Republikës Islamike të Iranit dhe përgjigje e fortë kundër të gjitha komploteve të armiqve të Iranit gjatë viteve të kaluara”. Ndërsa gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i brigadave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, në mesin e pjesëmarrësve në marshin e 22 Bahmanit në qytetin Kerman, deklaroi: “Revolucioni Islamik i Iranit ndodhi në kohën kur bota sundohej nga fuqitë e dy blloqeve dhe fuqitë hegjemoniste mbi Iranin bënin përpjekje që Iranin ta ndanin nga Umeti Islamik dhe nga bota islame dhe ta çonin atë drejt aleancës me regjimin sionist”.

Advertisements