Breaking News

Partitë politike nesër në takim koordinues për Ligjin e gjuhëve

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi nesër pritet të mbledh koordinatorët e grupeve parlamentare për të diskutuar për debatin lidhur me amendamentet e OBRM-PDUKM-së për ligjin e gjuhëve.

Nga BDI thonë se bashkë me LSDM-në po punojnë në harmonizimin e hapave të mëtejmë me qëllim të mos zgjatjes së debatit dhe miratimit të ligjit sa më shpejtë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është temë kryesore edhe në bisedimet që po zhvillohen mes grupeve punuese të bllokut maqedonas.

Ligji për gjuhët u kthye në Kuvend në lexim të tretë pasi presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi të dekretoi të njëjtën me arsyetimin se bie ndesh me Kushtetutën.

Ndryshe, në lexim të dytë propozim-ligji për gjuhët kaloi me 69 vota pro, asnjë kundër dhe një i përmbajtur në votimin me badenter.

Advertisements