Breaking News

Spiunët amerikanë kanë paguar 100,000 dollarë për rusët

Sipas New York Times, spiunët amerikanë gjatë përpjekjeve të tyre për të kryer akte piratërie, thuhet se një personi të lidhur me shërbimin sekret rus, i kanë paguar atij një shumë prej 100.000 dollarë për të realizuar këtë qëllim.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar kanali televiziv Russia Today, Xhejms Rajzen, gazetar i cili ka marrë çmimin Puiltzer, në një artikull të publikuar në internet, shkruan se CIA dhe agjencia kombëtare e inteligjencës së SHBA, vitin e kaluar përmes një ndërmjetësuesi rus kanë kryer bisedime të fshehta dhe janë përpjekur të sigurojnë dokumente dhe të kryejnë akte piraterie nga një ndërmjetës kolektor, i cili tani është thënë të jetë në lidhje me agjencinë e inteligjencës ruse. Ky person i cili sipas të gjitha gjasave është në lidhje me shërbimin sekret rus, ka premtuar se do t’i japë informacione të plota NSA-s. Ky informacion dorcon pretendimet për bahskëpunimin e presidentit amerikan Donald Trump me Moskën gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Presidenti i SHBA, në një intervistë për New York Times tha se besonte në një gjykim të drejtë dhe të ndershëm të prokurorit special Robert Mueller, për ndërhyrjen e supozuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Donald Trump nënvizoi se ky hetim duhet të përfundonte sa më shpejt pasi dëmton imazhin e Shteteve të Bashkuara. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shprehu besimin e tij se do të trajtohet në mënyrë të drejtë nga hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller, për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA.  Së fundmi mes Shtëpisë së Bardhë dhe hetimit “Mueller”, tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm, megjithatë Trump hodhi poshtë zërat, se ka planifikuar të shkarkojë hetuesin kryesor Robert Mueller nga kjo çështje. Trump tha për  New York Times se nuk e dinte se sa kohë do të merrte hetimi, por sipas tij kjo çështje duhet të përfundojë sa më parë, pasi sipas tij i ka krijuar Shteteve të Bashkuara një imazh shumë të dëmshëm.  Në një intervistë në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës, Trump këmbënguli se ai e gëzonte të drejtën për të filluar ose përfunduar hetimet e departamenteve të drejtësisë, kur të dëshironte, por duke shpresuar dhe menduar se do të trajtohem në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, unë kam vendosur të mos ndërhyjë në këtë çështje, tha lideri i SHBA.  Ndërsa për hetuesin special Mueller, Trump shprehu bindjen se ai do të gjykonte në mënyrë të ndershme. New York Times deklaroi se Presidenti Trump gjatë intervistës së tij, mohoi  16 herë dyshimin se mund të kishte pasur ndonjë bashkëpunim me Rusinë.

Advertisements