Breaking News

Lideri Suprem i Iranit: Administrata amerikane është organizata më e egër dhe më e pamëshirshme në botë, madje është edhe më e keqe dhe më e dhunshme se ISIS

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka paralajmëruar se armiqtë po përdorin çdo mjet në dispozicion të tyre, duke përfshirë hapësirën kibernetike dhe sanksionet, për të minuar besimin e popullit iranian në Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ajetollah Khamenei e bëri këtë deklaratë në një takim të enjten me komandantët dhe personelin e Forcave Ajrore të Iranit dhe të bazës së mbrojtjes anti-ajrore Khatam al-Anbia(Vula e Profetëve s.a.v.s). “Armiku është i vendosur në parandalimin e vazhdimësisë dhe progresit të Revolucionit Islamik dhe përdor çdo mjet në dispozicion të tij për të arritur këtë qëllim”, tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Ajetollah Khamenei vuri në dukje se përveç agresionit të gjerë në hapësirën kibernetike, armiku mbështetet edhe në sanksionet për të vështirësuar jetën e popullit iranian, por ata deri më tani nuk kanë mundur të dobësojnë besimin e popullit në Revolucion, pasi kombi iranian ka qëndruar vigjilent përballë këtyre intrigave. “Përkundër të gjitha armiqësive, Revolucioni Islamik është i gjallë dhe në rritje”, theksoi Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke folur mbi tubimet e ardhshme mbarëkombëtare që do të shënojnë 39 vjetorin e Revolucionit Islamik, theksoi se këtë vit do të ketë një pjesëmarrje më të fortë popullore kundër qëndrimeve të fundit armiqësore të zyrtarëve amerikanë ndaj  Republikës Islamike të Iranit. “Duke pasur parasysh deklaratat e pamenduara të disa zyrtarëve amerikanë, iranianët mendojnë se armiku po pret për të kryer  agresion dhe akte armiqësore”, tha Ajetollah Khamenei duke shtuar: “Këtë vit, me dëshirën e Zotit pjesëmarrja e popullit iranian do të jetë më e fuqishme se kurrë dhe të gjithë do të marrin pjesë në manifestimet e 39 vjetorit të triumfit të Revolucionit Islamik”. Ajetollah Khamenei më tej u bëri thirrje zyrtarëve të vendit që të shtojnë përpjekjet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin dhe diskriminimin dhe të punojnë për të përmirësuar jetën e njerëzve. “Revolucioni Islamik është një revolucion popullor, prandaj popullit duhet t’i jepet prioritet në çdo çështje”, theksoi Lideri Suprem. Në vazhdim Ajetollah Khamenei tha se amerikanët kanë krijuar grupin terrorist ISIS dhe presidenti aktual i SHBA e kishte pohuar këtë çështje në fushatën e tij zgjedhore. Ai shtoi: “Përveç krijimit të ISIS, qeveria amerikane e mbështeti këtë grup terrorist dhe organizatat brutale të SHBA si Blackwater ishin përgjegjës për tu mësuar terroristëve veprimet e dhunshme dhe brutale, por përkundër të gjitha këtyre brutaliteteve dhe mizorive, në propagandën e saj ndërkombëtare qeveria amerikane pretendon të jetë mbrojtëse e të drejtave të njeriut, e të shtypurve dhe të drejtave të kafshëve “. Ajetollah Khamenei gjithashtu deklaroi: “Sot, administrata amerikane është organizata më e egër dhe më e pamëshirshme në botë, madje është edhe më e keqe dhe më e dhunshme  se ISIS”. Lideri Suprem e përshkroi shtypjen 70-vjeçare të Shteteve të Bashkuara kundër popullit palestinez dhe mbështetjen e saj për krimet saudite kundër Jemenit si shembuj të qartë të dhunës dhe mizorisë amerikane. “Infrastruktura e Jemenit dhe njerëzit e përvuajtur të këtij vendi janë duke u bombarduar çdo ditë nga aleatët amerikanë me armë amerikane, por qeveria amerikane nuk proteston ose nuk merr parasysh këto krime dhe në vend të kësaj hedh pretendimin e pabazuar duke akuzuar Iranin për dërgimin e raketave duke treguar disa pjesë metalike”, tha Ajetollah Khamenei duke shtuar: “Kur populli i Jemenit është nën rrethim total, si është e mundur të dërgohen raketa?”

Advertisements