Breaking News

Libani i gatshëm për t’u përballur me Izraelin

Presidenti libanez Michel Aoun deklaroi se ka urdhëruar forcat e armatosura të vendit të ballafaqohen me çdo përpjekje nga Izraeli për të minuar sovranitetin e Libanit, pasi zyrtarët izraelitë kërcënuan për më shumë tensione territoriale me Bejrutin.

Duke iu drejtuar një seance të kabinetit qeveritar të enjten, Aoun u zotua për “të parandaluar çdo agresion izraelit në tokën dhe ujin e Libanit” në prag të mosmarrëveshjeve me Izraelin mbi fushat e naftës në Mesdhe si dhe një mur kufitar të planifikuar nga Izraeli. “Ne shpresojmë që t’i japim fund kësaj çështjeje përmes kanaleve diplomatike, por ushtrisë tonë i janë dhënë urdhra për të përballuar çdo kërcënim për sovranitetin tonë”, pohoi Aoun, duke vënë në dukje se bisedimet ishin duke u zhvilluar “për të parandaluar lakminë izraelite”. Të dy palët janë në prag të konfliktit për shkak të një tenderi të organizuar nga Libani në dhjetor për projektet e eksplorimit të naftës dhe gazit në dy blloqe në Detin Mesdhe, përkatësisht Blloku 4 dhe Blloku 9. Regjimi i Tel Avivit gjithashtu i ka përshkallëzuar tensionet duke njoftuar planet për të ndërtuar një mur për të izoluar territoret  e pushtuara palestineze nga territoret libaneze.

Advertisements