Breaking News

Politika britanike kritikon vizitën e princit të kurorës saudite në Londër

Një nga ministrat e kabinetit paralel qeveritar në Britani, ka kritikuar ftesën e fundit të Theresa May dërguar princit të kurorë në Arabinë Saudite, Muhamed bin Selman, që ky i fundit të vizitojë Londrën.

Emily Thornberry, në një artikull të tij për Middle East Eye ka thënë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë shkaktuar vrasjen e mijëra civilëve, kanë shkatërruar infrastrukturën dhe janë bërë shkak për përhapjen e sëmundjeve në Jemen dhe shtoi se përse duhet shtruar tapeti i kuq për arkitektin e katastrofës në Jemen. Thornberry tha se qeveria angleze në vend që të përkulet dhe të mbështesë gjithanshëm politikat agresive të Arabisë Saudite kundër Jemenit, me anë të një rezolute në KS të OKB duhet të kërkojë dhënien fund të katastrofës në Jemen. Me gjithë kundërshtimin e masës popullore në Angli, Muhamed Bin Selman princi i kurorës në Arabinë Saudite pritet të vizitojë Londrën përgjatë muajit shkurt. Më 3 shkurt 17 deputetë të parlamentit të Anglisë janë shprehur kundër vizitës së Bin Selman në Angli.

Advertisements