Breaking News

Plagosen me dhjetëra palestinezë në Nablus

Forcat e regjimit sionist gjatë sulmeve të kryera në Nablus kanë plagosur dhe arrestuar me dhjetëra palestinezë.

Agjencia palestineze e lajmeve thotë se forcat sioniste janë konfrontuar me palestinezët pas rrethimit të një shtëpie banimi në Nablus pjesë e rajonit BPLJ. Në këtë konflikt 52 perona janë plagosur prej të cilëve 12 janë plagosur me armë zjarri dhe 40 nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe helmues. Dëshmitarët okularë thonë se pas rrethimit të shtëpisë së Abdul’karim Asa, një i ri palestinez që akuzohet për kryerjen e operacioneve të rezistencës në afërsi të qytezës Ariel që shkaktoi vrasjen e një rabini sionist, janë arrestuar 4 palestinezë nga fisi Tubasi.

Advertisements