Breaking News

Përhapet sëmundja fruthi Lasa në Nigeri

Ministria e shëndetësisë e Nigerisë njoftoi përhapjen e sëmundjes fruthi Lasa në këtë vend.

Fruthi Lasa është një sëmundje e krijuar nga virusi Lasa, që kryesisht është i përhapur në perëndim të Afrikës. Për herë të parë kjo sëmundje është regjistruar në vitin 1969 në qytetin Lasa të Nigerisë. Virusi Lasa kategorizohet ndër sëmundjet vdekjeprurëse si Marburg dhe Ebola dhe ai sjelle infektim të madh, temperaturë të lartë, të vjella dhe në fund gjakderdhje. Virusi përhapet nëpërmjet kontaktit me ushqimin ose enët e ndotura me mbetjet e minjve ose nëpërmjet kontaktit direkt të njeriut me personin e infektuar. Ky virus çdo vit merr jetën e mijëra personave në Afrikë. Deri tani nga infektimi me këtë virus, në Nigeri kanë humbur jetën 31 persona. Ministri i shëndetësisë së Nigerisë ka thënë se që nga fillimi i këtij viti në spitale janë shtruar 77 persona të infektuar me sëmundjen Fruthi Lasa.

Advertisements