Breaking News

Irani fillon prodhimin masiv të dronit të ri Mohaxher 6

Irani ka inauguruar të hënën linjën e prodhimit masiv të një droni të ri taktik pa pilot, i cili është i armatosur me një bombë precize dhe inteligjente.

Siç njofton agjencia e lajmeve ISNA, me rastin e 39 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik Ministria e Mbrojtjes e Iranit zbuloi të hënën dronin e ri Mohaxher 6, të pajisur me bombën inteligjente Kaem, gjatë një ceremonie në të cilën mori pjesë Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami. Duke folur për gazetarët, gjeneral Hatami tha se droni Mohaxher 6 ka aftësinë për të kryer mbikëqyrje, zbulim dhe misionet luftarake brenda një rreze të gjerë operacionale dhe mund të ndihmojë Forcat e Armatosura të Iranit të identifikojnë dhe të shkatërrojnë objektivat e paracaktuara. Ai shtoi se ky dron mund të ndihmojë në kryerjen e mbikëqyrjes ajrore për një kohë të gjatë dhe të godasë objektivat me saktësi të lartë. Ministri vuri në dukje se droni i ri iranian ishte i aftë të dërgonte informacione sekrete në qendrat e kontrollit dhe komandimit gjatë ditës dhe natës dhe në rrethana të ndryshme atmosferike.

Advertisements