Breaking News

Bushati: Shqipëria do të jetë më e fituar nga marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë

Shqipëria do të jetë më e fituar nga marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë për çështjen e detit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati në një interpelancë me studentët nënvizoi se qeveria e shkuar ka  bërë gabime të mëdha në diskutime ndaj dhe rezultati ka qenë i tillë. “Kemi konsultuar ekspertizë të huaj në mënyrë individuale dhe paralele, përfshi dhe një ekspertizë të marrë nga qeveria e kaluar dhe konkludojmë në faktin se çdo lloj marrëveshje e re që duhet të arrijmë me palën greke do të duhet dhe do të jetë detyrimisht më e mirë. Bazuar në vijat e kuqe që kemi vendosur mund tju garantojmë që nga diskutimet paraprake, pasi çdo gjë do të diskutohet e finalizohet në nivel teknik, marrëveshja e re do të jetë më e favorshme se e 2009 dhe do të jetë e drejtë e ndershme dhe e zbatueshme. I gjithë ky proces që ka kohë që ka nisur do të finalizohet nga një marrëveshje shumë e mirë, e drejtë, e të ndershme ku të dyja palët do të marrin atë çka i takon. Ministri shtoi se s’ka asnjë të vërtetë në lidhje me akuzat për marrëveshje të fshehta. Për të ashtuquajturën 12 milje, falje apo shitje të zonave naftëmbajtëse, gazsjellëse, nga ana jonë tek Greqia është thjesht një shpifje.”

Advertisements