Breaking News

SHBA po e transferon ISIS-in në Afganistan

“SHBA po përpiqet të shpëtojë grupin terrorist ISIS nga Siria dhe Iraku dhe t’a transferojë në Afganistan”, tha ministri i mbrojtjes i Iranit, gjatë një telefonate me homologun  e tij afgan.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, ministri i mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Amir Hatami, tha se pas disfatës së madhe në Siri dhe Irak, SHBA po përpiqet të transferojë ISIS-in në Afganistan për të justifikuar praninë e saj në këtë vend përmes krimeve të ISIS. Duke theksuar se mënyra e vetme për të rivendosur paqen dhe stabilitetin  në Afganistan është bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, ai njoftoi ministrin e mbrojtjes të Afganistanit, gjeneral-lejtnant Tarik Shah Bahrami se sulmet e fundit terroriste në Afganistan e pikëlluan Liderin suprem të Iranit, Ajetollah Khamenei, forcat e armatosura dhe popullin e Iranit. Gjeneral Hatami gjithashtu tha se Afganistani është shumë i rëndësishëm për Iranin dhe Irani përpiqet me të gjitha mundësitë të zvogëlojë vuajtjet e afganëve. Ministri i mbrojtjes i Afganistanit tha se armiqtë e Afganistanit janë armiq të njerëzimit dhe të Iranit. “Tani në Afganistan janë aktive 20 grupe terroriste dhe siguria e rajonit do të përballet me krizë serioze nëse ato nuk luftohen”, deklaroi ministri i mbrojtjes i Afganistanit, i cili bëri thirrje për lidhje më të ngushta midis ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Advertisements