Breaking News

Protestuesit në Kiev kërkojnë dorëheqjen e presidentit Poroshenko

Mijëra persona kanë protestuar në qendër kryeqytetit ukrainas, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Petro Poroshenko.

Protesta e ditës së sotme në Kiev është organizuar nga partia e politikanit opozitar, Mikail Saakashvili. Pjesëmarrësit kanë protestuar nga parku Shevchenko deri tek Sheshi Evropian, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe pankarta në të cilat shkruhej “Dorëheqje” dhe “Ukraina pa oligarkë”. Organizatorët kanë thënë se kjo protestë shënon fillimin e një fushate që kërkon dorëheqjen e presidentit ukrainas. Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë nga 2004 deri më 2013. Ai ka hequr dorë nga pasaporta gjeorgjiane më 2015 dhe ka pranuar shtetësinë ukrainase për të marrë postin e guvernatorit të Odesës me kërkesë të Poroshenkos. Saakashavili është dorëhequr nga posti i tij në Odesa në nëntor të vitit 2016, duke akuzuar qeverinë për shkatërrim të përpjekjeve të tij për të luftuar korrupsionin dhe kryerjen e reformave dhe nga ajo kohë është bërë kundërshtar i presidentit ukrainas.

Advertisements