Breaking News

Ruhani: Revolucioni Islamik, ishte një ngjarje e pashembullt në historinë e popujve të botës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke uruar dhjetëditëshin e Faxhrit dhe përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik dhe deklaroi se çështja e Revolucionit Islamik të Iranit, është një çështje shumë e rëndësishme dhe ndoshta e pashoq në historinë e popujve të rajonit dhe të botës.

Z. Hasan Ruhani të dielën në ceremoninë e përurimit të 10 qendrave kulturore dhe muzeut të mbrojtjes së lavdishme njëkohësisht në dhjetë provinca të Iranit, shtoi: “Populli i Iranit pa ndihmën e asnjë fuqie të haj dhe duke mbështetur në ndihmën e Zotit dhe në unitetin e sakrificën e popullit, e çoi në fitore Revolucionin Islamik të Iranit dhe mbrojtjen e lavdishme tetë vjeçare”. Presidenti i Iranit duke thënë se mbrojtja e dinjitetit kombëtare dhe e pavarësisë së Iranit është detyrë dhe obligim i të gjithëve, theksoi: “Irani kërkon paqe, ndërsa sa i përket kapacitetin të tij mbrojtës, nuk ka nevojë për negociata e marrëveshje me asnjë fuqi të huaj. Irani çfarëdo lloj armesh për të cilat ka nevojë në mbrojtjen e vendit, e siguron në bazë të ligjeve dhe dekretit fetar të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, por nuk synon armët e shkatërrimit në masë. Luftëtarët iranianë gjatë viteve të fundit kanë sakrifikuar jetën e tyre në vendet mike për të mbrojtur myslimanët dhe kanë treguar se pavarësisht se kanë kaluar agati 30 vite që nga mbrojtja e lavdishme, mirëpo forcat iraniane akoma ruajnë moralin e lartë të sakrificës dhe flijimit”.

Advertisements