Breaking News

Një milion grekë në mitingun anti-maqedonas

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Turmat e mëdha parashikohen të mbushin sheshin qendror të Athinës, Sintagma, për të protestuar ndaj një kompromisi të qeverisë greke për debatin 27-vjeçar me fqinjin e vogël të saj verior. Kryeministri grek Alexis Tsipras po shqyrton një zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit, duke zemëruar shumë grekë në mesin e opozitës, por gjithashtu edhe midis partnerëve të tij nacionalistë të koalicionit, Grekët e Pavarur. “Sheshi do të jetë pika e takimit të grupeve të ndryshme, që janë përfshirë nga një shqetësim i thellë rreth marrëveshjes së emrit të Maqedonisë dhe janë të pakënaqur me politikat qeveritare”, tha për AFP, Nikolaos Tzifakis, njëri nga organizatorët e tubimit. “Shumë grekë e shohin këtë ndryshim të politikave mbi Maqedoninë përmes prizmit të krizës ekonomike dhe e konsiderojnë atë si një lëshim shumë të madh,” shtoi Tzifakis.

Advertisements