Breaking News

Me mijëra persona protestojnë kundër gjendjes së papërshtatshme të shërbimeve shëndetësore në Angli

Me mijëra persona janë mbledhur në një protestë në rrugët qendrore të Londrës duke protestuar kundër gjendjes së papërshtatshme të shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore në Angli.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit ka protestuar kundër vazhdimit të politikave për kursim ekonomik dhe për reduktimin e buxhetit të shërbimeve shëndetësore dhe mjekësore, sepse këto politika janë bërë shkak për krijimin e një gjendje të papërshtatshme, vdekjen dhe probleme serioze në kurimin e mijëra personave të sëmurë. Protestuesit në këtë protestë mbanin në duar pankarta dhe kanë hedhur slogane në të cilat thuhet “Ndihmojeni Organizatën Kombëtare të Shëndetësisë (NHS)”, “Mjaft kursime ekonomike”. Protestuesit janë mbledhur përpara zyrës së kryeministrisë së Anglisë dhe kanë kritikuar kryeministren Theresa May. Më par edhe Xheremi Kurbin, lideri i Partisë Laburiste të Anglisë, ka kritikuar gjendjen e papërshtatshme të shëndetësisë dhe ka kërkuar shqyrtimin urgjent të gjendjes në këtë sektor.

Advertisements