Breaking News

Senati i Polonisë miraton ligjin anti-holokaust

Senati i Polonisë ka miratuar një ligj që ndalon çdo sinjalizim për implikimin e këtij vendi në krimet e kryera nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

Sipas këtij ligji, çdo sinjalizimin për bashkëpunimin e Polonisë në krimet e nazistëve në luftën e dytë botërore është shpallur e ndaluar dhe gjithashtu është ndaluar përdorimi i termit “ Kampet e vdekjes në Poloni”. Senati polak thotë se populli i Polonisë nuk ka aspak lidhje me vrasjen e njohur me emrin holokaust dhe ata që shkelin ligjin do të dënohen me 3 vjet heqje lirie. Gjithashtu është shpallur e ndaluar mohimi i vrasjes së rreth 100 mijë polakëve nga ushtria kryengritëse e Ukrainës gjatë luftës së dytë botërore. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, miratimin e këtij ligji e ka cilësuar tjetërsim të realitetit, rishikim i historisë dhe mohim i holokaustit dhe e ka dënuar atë. Ndërkohë autoritetet e Polonisë kanë akuzuar regjimin sionist për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Advertisements