Breaking News

Ruhani: Populli iranian në shkurt të vitit 1979, arriti një objektiv afatgjatë

Populli iranian në shkurt të vitit 1979 me anë të një revolucioni fetar dhe popullor arriti të realizojë një objektiv afatgjatë.

Kështu deklaroi Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi me këshillin administrativ të provincës Kerman në jug të Iranit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi uroi për nisjen e dhjetëditëshit të Faxhrit, ka thënë: Këto ditë për popullin iranian janë përkujtim i realizimit të dëshirave dhe ëndrrave për të cilat kanë pritur prej mëse 14 vjet dhe që u realizuan me kthimin e Imam Khomeinit (ra) në Iran. Ky kthim nënkuptoi fuqinë, dinjitetin, madhështinë dhe pavarësinë për Iranin e madh. Siguria e lartë, burimet e pasura, pozita gjeografike dhe klima e larmishme dhe pozita strategjike, ka krijuar një vend të veçantë për Iranin në nivel botëror. Presidenti Ruhani gjithashtu mori pjesë në ceremonitë e përurimit të disa projekteve infrastrukturore në provincën Kerman dhe pasi theksoi përdorimin e teknologjisë së re për zhvillimin dhe progresin e vendit tha: Të gjitha burimet vendase dhe të huaja duhen shfrytëzuar për zhvillimin dhe progresin e Iranit. Ditën e enjte, presidenti i Republikës Islamike të Iranit përuroi me dhjetëra projekte industriale dhe minerare në provincën Kerman dhe dha urdhër për nisjen e punës për realizimin e disa projekteve të tjera në këtë fushë.

Advertisements