Breaking News

Forcat jemenase sulmojnë me raketë balistike agresorët sauditë

Forcat ushtarake të Jemenit dhe Komitetet Popullore kanë lëshuar një raketë balistike të projektuar dhe të prodhuar në vend, drejt një baze ushtarake të kontrolluar nga koalicioni pushtues i kryesuar nga Arabia Saudite në provincën qendrore të Jemenit, Ma’reb, njoftoi një raport i mediave.

Rrjeti televiziv al-Masirah i Jemenit, duke cituar një burim të paidentifikuar ushtarak, raportoi se raketa balistike Kaher M-2 u lëshua kundër bazës ushtarake Om al-Rish në mëngjesin e së enjtes. Ky burim shtoi se raketa goditi objektivin me “saktësi të lartë”. Megjithatë, nuk pati raportime të menjëhershme në lidhje me numrin e viktimave të mundshme dhe shkallën e dëmit të shkaktuar. Të mërkurën në mbrëmje, forcat jemenase goditën  gjithashtu me të njëjtën raketë balistike vendtubimin e mercenarëve sauditë në provincën veriore të Jemenit, al- Xhauf, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve, SABA. Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga zyrtarët sauditë për sulmet me raketa.

Advertisements