Breaking News

9 satelitë iranianë të gatshëm për tu lëshuar në hapësirë

Irani pasi është futur në klubin e vendeve që dërgojnë satelitë në hapësirë, ka hartuar shumë satelitë me përdorime të ndryshme në njësi-matës dhe komunikacion dhe tashmë është i gatshëm të lëshojë 9 satelitë në hapësirë.

Nesër më 3 shkurt është dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran. Dita kombëtare hapësinore në Iran përkon me lëshimin e suksesshëm të satelitit Omid në vitin 2008. Me lëshimin e këtij sateliti Irani u fut në klubin e vendeve që kanë potencial për lëshimin e satelitëve në hapësirë. Sipas programit të zhvillimit kombëtar, Irani deri në vitin 2020 duhet të lëshojë në hapësirë një satelitë të prodhuar krejtësisht me kapacitetet vendase dhe në vitin 2016 ka nisur faza për prodhimin e këtij sateliti të quajtur Pars-1. Ky satelit po prodhohet në formë të përbashkët nga kompani të ndryshme në bashkëpunim me Institutin Hapësinor të Iranit. Deri tani Irani ka prodhuar shumë satelitë si sateliti Miqësia i prodhuar nga universiteti industrial Sharif, sateliti komunikues Nahid 1 dhe Nahid-2, satelitët njësi-matës Pajam, Zafar, Toulu, Seha dhe Mesbah-2, të cilët janë dërguar në hapësirë.

Advertisements