Breaking News

Trump: Kina dhe Rusia, rivalë që duhet të konfrontohen

Presidenti amerikan, Donad Trump, e ka përshkruar Kinën dhe Rusinë si rivalë, të cilët duhet të konfrontohen me “fuqi të pakonkurrencë” dhe i ka bërë thirrje Kongresit për t’i përmirësuar “të metat fundamentale” në marrëveshjen madhore atomike ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë vonë në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Fjalimi i gjatë afro 80 minuta ishte i përqendruar kryesisht në çështjet e brendshme amerikane, siç është ndërtimi i infrastrukturës së dëmtuar të vendit, reformimi i politikave të imigrimit, e të tjera. Por, megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër, ai u është referuar “regjimeve të papërgjegjshme, grupeve terroriste dhe rivalëve si Kina e Rusia, që i sfidojnë interesat, ekonominë dhe vlerat” amerikane.Kina ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në fjalimin e tij të parë për kombin amerikan tha se Kina dhe Rusia janë rivale që sfidojnë vlerat dhe ekonominë e SHBA. Ministra e Jashtme e Kinës në një konferencë për shtyp tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë. Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, që të heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe nga idetë e vjetëruara të një loje pa vlerë që nuk çon askund. Reagimi i menjëhershëm nga Pekini erdhi, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e konsideroi Kinën si rivale. Në kundërpërgjigje të Trump, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë nënvizoi, se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të gjera dhe të përbashkëta mes njëra-tjetrës. E pyetur nga gazetarët për komentet e Trump, ajo nënvizoi se interesat e përbashkëta ishin shumë herë më të mëdha sesa dallimet mes dy vendeve.

Advertisements