Breaking News

Moska: Qindra sirianë janë vrarë nga forcat turke

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se qindra njerëz, përfshirë civilët, janë vrarë gjatë operacionit ushtarak të Turqisë në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin.

Zyrtarja ruse i bëri komentet të mërkurën pasi që nga 20 janari, Ankaraja po e vazhdon operacionin të ashtuquajtur Dega e Ullirit kundër militantëve nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) në Afrin. Turqia e ka mbrojtur operacionin në Afrin, duke thënë se ky operacion ka për qëllim vetëm garantimin e sigurisë së vendit. Megjithatë, Rusia shprehu shqetësim rreth operacionit ushtarak turk në Afrin, duke u bërë thirrje palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Ministria e jashtme ruse tha në një deklaratë se Moska po i qëndron besnike qëndrimit të saj për zgjidhjen e krizës siriane bazuar në ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe në respektimin e sovranitetit të saj.

Advertisements