Breaking News

Hezbollah do të mbrojë naftën dhe gazin libanez nga çdo agresion izraelit

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah është zotuar të mbrojë të drejtat e vendit në eksplorimin e naftës dhe gazit në rajonin lindor të Mesdheut kundër çdo agresioni të ri izraelit.

Në përgjigje të deklaratave të bëra nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili të mërkurën paralajmëroi kompanitë e naftës që të mos angazhohen në aktivitete eksploruese me Libanin, Hezbollah tha se do të bënte çmos për të mbrojtur të drejtat e naftës dhe të gazit të Libanit kundër çdo kërcënimi izraelit. Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Lieberman tha në një konferencë të sigurisë në Izrael se kompanitë gjigante ndërkombëtare të energjisë që kanë ofruar oferta për një tender libanez për aktivitetet në det të hapur në pellgun e Levantit, ishin “duke bërë një gabim të rëndë”. Hezbollah theksoi  se komentet e Lieberman ishin “një agresion i ri”, duke paralajmëruar se lëvizja Hezbollah “do të përballojë me vendosmëri çdo sulm ndaj të drejtave lebaneze të naftës dhe gazit”. Gjithashtu, zyrtarët e tjerë libanezë reaguan ndaj kërcënimeve të Liberman, dhe kryeministri libanez Sa’ad al-Hariri tha se deklaratat e bëra nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ishin një nga disa “mesazhe kërcënuese” që Libani ka marrë nga Izraeli në ditët e fundit.

Advertisements