Breaking News

Siria sulmon me artileri konvojin e ushtrisë turke

Raportet e mediave kanë njoftuar se ushtria siriane ka shënjestruar  me zjarr artilerie një konvoj ushtarak turk që udhëtonte në veriperëndim të Sirisë.

Burimet, duke përfshirë edhe rrjetin Russia Today, raportuan se incidenti ka ndodhur të martën. Sipas këtyre raporteve, konvoji, i cili përbëhej nga rreth 100 automjete ushtarake, duke përfshirë 15 tanke, po shkonte drejt zonës së al-Eis në rrethinat jugore të qytetit  Alepo për të ngritur një bazë ushtarake atje. Kjo zonë mbikëqyr pozicionet e ushtrisë siriane në zonën strategjike al-Hadher, duke i dhënë një epërsi të inteligjencës çdo force që e kontrollon atë. Raporti i Russia Today tha se sulmi ndodhi pasi konvoji ushtarak turk hyri në tokën siriane, duke shtuar se dy avionë luftarakë F-16 të Turqisë filluan të fluturonin mbi këtë zonë pas incidentit. Rreth 30 predha artilerie kanë goditur konvojin turk, por ende nuk janë raportuar dëme apo viktima. Rrjeti informativ libanez Al Mejadin gjithashtu raportoi se konvoji turk nisi të kthejë zjarr pas vendosjes afër rajonit al-Eis. Deri tani, as zyrtarët sirianë, as ata turq nuk kanë bërë asnjë koment mbi raportet. Siria i sheh si agresione aktivitetet turke dhe amerikane në tokën e saj dhe ka paralajmëruar se  mund të sulmojë forcat agresore.

Advertisements