Breaking News

OKB: Qindra mijëra fëmijë, viktima të sanksioneve ndaj Koresë Veriore

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka paralajmëruar se qindra mijëra fëmijë mund të vdisnin nga uria si rezultat i sanksioneve mbi Korenë e Veriut.

UNICEF tha se pamundësia e stafit humanitar të kësaj organizate për të ofruar ndihmë atje ka vënë shumë fëmijë në gjendje të kequshqyerjes vdekjeprurëse. Manuel Fontaine, drejtor i programeve emergjente të UNICEF-it në mbarë botën, tha të martën se rreth 60,000 fëmijë përballen me urinë vdekjeprurëse në Korenë e Veriut kryesisht për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura në lidhje me programet raketore dhe bërthamore të vendit. UNICEF gjithashtu vlerësoi se rreth 200,000 fëmijë të Koresë së Veriut tani janë në kategorinë e kequshqyerjes akute.

Advertisements